Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Hapet panairi i prodhimeve vendore në Prishtinë

nga Egzona Mehmeti1 nëntor 2018

“Mendo për nesër, blej prodhime vendore”

Sot në sheshin “Zahir Pajaziti”, për herë të parë në Kryeqytet, do të hapet panairi i prodhimeve vendore bujqësore.

Ekonomitë familjare dhe ndërmarrjet bujqësore prodhuese e përpunuese të territorit të Prishtinës, do t’i ekspozojnë prodhimet e tyre, me ç‘rast vizitorët e panairit do të njoftohen për së afërmi me prodhimet vendore.

Nën moton “Mendo për nesër, blej prodhime vendore”, ky panair ka për qëllim që të promovojë prodhuesit bujqësorë vendorë, ashtu që të kemi zhvillim rural të qëndrueshëm.

Panairi do të jetë i hapur më 1, 2 dhe 3 nëntor, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →