💼 Biznes
Hapet prapë platforma e aplikimit për subvencionimin e izolimit të shtëpive, por vetëm për 24 orë
nga Kaltrina Berila30 gusht 2024
Platforma për aplikim për subvencionim të izolimit të shtëpive është hapur edhe për 24 orë për qytetarët që i kanë raportet e auditimit por nuk kanë mundur të aplikojnë për shkak të mbylljes së parakohshme të thirrjes.
Bordi i Drejtorëve të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka aprovuar vendimin për hapje të platformës për aplikim në 24 orët e ardhshme.
Këto aplikime do të vendosen në listë të pritjes dhe do të shqyrtohen sipas parimit “aplikuesi i parë merr shërbimin i pari”, varësisht nga buxheti që do të mbetet në dispozicion.
“Pra, nuk garantohet trajtimi i të gjitha aplikimeve”, thuhet në njoftimin e Fondit.
Aplikimi hapet në orën 15:00 të enjten dhe mbyllet një ditë më pas, e shtunë në orën 14:59.










