Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

​Hapet sezoni turistik në Tropojë

nga RTV21 Portal24 maj 2024
​Hapet sezoni turistik në Tropojë

Me ftesë të kryebashkiakut të Tropojës Rexh Byberi dhe ish-ambasadorit të Shqipërisë Qemal Minxhozi, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka marrë sot pjesë në Nikaj Mërtur të Tropojës, në hapjen e sezonit turistik.

Sveçla ka theksuar se në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë ndërmarrë një sërë veprimesh për fshatrat e brezit kufitar që lehtësojnë jetën dhe veprimtarinë e qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Me ftesë të Kryebashkiakut të Tropojës z. Rexh Byberi dhe mikut tim e mikut të Kosovës, ish Ambasadorit të Shqipërisë z. Qemal Minxhozi, kisha nderin të marr pjesë sot në fshatin Nikaj Mërtur të Tropojës, në hapjen e sezonit turistik. Në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme kemi ndërmarrë një sërë veprimesh për fshatrat e brezit kufitar që lehtësojnë jetën dhe veprimtarinë e qytetarëve të dy vendeve tona.
Kosova dhe Shqipëria kanë fatin e bukurive të panumërta natyrore. Ato i ngrisim dhe zhvillojmë duke i vizituar, mbështetur e promovuar”, ka shkruar Sveçla në “Facebook”.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →