Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajm i perditesuar
📰 Lajm i perditesuar

”Hapja e dyerve të Kosovës për anëtarësimin e Kosovës në KiE”, përplasen analistët politikë

nga Venera Grabanica27 mars 2024
”Hapja e dyerve të Kosovës për anëtarësimin e Kosovës në KiE”, përplasen analistët politikë

(Lajm i përditësuar)


”Hapja e dyerve të Kosovës për anëtarësimin e Kosovës në KiE”, përplasen analistët politikë

Në ”Click” të RTV21 po debatohet për rrugën e Kosovës drejtë anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Analistët politik, Alma Lama dhe Arben Fetoshi janë përplasur me deklarata rreth kësaj tema duke kundërshtuar argumentet e njëri-tjetrit.

”Pse u hapën dyertë për anëtarsimin e Kosovës në Këshill”, ishte pyetja që e ngriti Lama për çka tha se është ”largimi i Rusisë”.

Kurse, Fetoshi për hapjen e rrugëve politike të Kosovës drejtë Këshillit tha se janë zbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit.


Fetoshi: Jemi në proces të hapave që çojnë ka normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi

Analisti politik, Arben Fetoshi në ”Click” të RTV21 tha se Kosova me hapin e sotëm drejtë anëtarësimit në Këshllin e Evropës është në proces drejtë normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi.

”Kosova është në proces, dhe hapi i sotëm është i ndërlidhur me rezultatet e marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit dhe jemi në proces të hapave që qojnë ka marrëveshja e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi”, tha Fetoshi.


Kosova bën hap drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Muhaxhiri: Çdo gabim do identifikohet

Analisti politik, Artan Muhaxhiri në emisionin “Click” në RTV21 tha se nga sot Kosova ka hyrë në një rrugë të re.

Muhaxhiri duke komentuar miratimin e raportit të raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës, ai tha se për Qeverinë e Kosovës dhe Kreyministrin, Albin Kurtin tash e tutje ka më shumë punë.

”E pam qendrimin e Malit te  Zi, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Secilin gabim të qeverisë së Kosovës ata do e identifikojnë dhe do ta ngirisin si një problem, nuk mundet Qeveria tash t’i hek tabelat në veri menjëherë do të raportohet”, tha Muhaxhiri.

Ai tutje ka shtuar se edhe dialogu ka hyrë nga sot në një rrugë të re.

Kosova e ka kaluar me sukses votimin e sotëm në Komitetin e Asamblesë Parlamentare në KiE, që është edhe hapi i parë për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →