Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj 17 shkurtin e nis me homazhe për dëshmorët e martirët në Reçak

nga B.K17 shkurt 2021

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, mëngjesin e 17 shkurtit, ku shënohet 13 vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e ka filluar me homazhe te varrezat e Reçakut.

Haradinaj në Reçak ka bërë homazhe për dëshmorët dhe martirët e lirisë.

Haradinaj tashmë e ka bërë traditë që ditët e festave t’i nisë duke shërbyer me lëngje e ëmbëlsira Policinë e Kosovës. Njëjtë ka vepruar edhe sot.

Ai ka publikuar disa fotografi në Facebook, derisa ka uruar për festën.

“Mirëmëngjes! 13-vjetori i Kosovës së pavarur. Urime!”, ka thënë ai./21Media

Mirëmëngjes!
13-vjetori i Kosovës së pavarur. Urime!

RH

Posted by Ramush Haradinaj on Tuesday, 16 February 2021

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →