Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj: Anëtarësimi në NATO, zgjidhja që Kurti s’e kupton dhe e pengon

nga Gentrita Xhemajli1 dhjetor 2024
Haradinaj: Anëtarësimi në NATO, zgjidhja që Kurti s’e kupton dhe e pengon

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se më 9 shkurt partia e tij do të jetë në pushtet, duke e ndërruar Qeverinë dhe duke anëtarësuar Kosovën në NATO.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është zgjidhja që kryeministri Albin Kurti “nuk e kupton dhe e pengon”.

Sipas Haradinajt, Kosova ka aleatë të fuqishëm.

“Anëtarësimi i shpejtë në NATO është zgjidhja që Kryeministri aktual nuk e kupton dhe e pengon. Për këtë e kemi bërë e aftësuar shtetin dhe ushtrinë. Kosova ka miq e aleat të fuqishëm. Të keqe e ka veç Qeverinë. Prandaj, ne e ndërrojmë Qeverinë më 9 shkurt, sepse duam që rruga e përbashkët me miqtë e aleatët të avancojë!”, ka thënë deputeti i AAK-së.

Haradinaj e ka quajtur Kurtin “paranojak”, duke thënë se debatet e tjera janë operacion shpërqendrimi.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →