Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj: Anton Berisha dha kontribut të çmuar në proceset shtet ndërtuese

nga Gentrita Xhemajli2 janar 2025
Haradinaj: Anton Berisha dha kontribut të çmuar në proceset shtet ndërtuese

Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së ish-diplomatit, Anton Berisha.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se Anton Berisha ka dhënë kontribut të çmuar në proceset ndërkombëtare.

“Thellësisht i prekur nga vdekja e papritur e ambasadorit dhe ish-zv. ministrit të Punëve të Jashtme, kolegut shumëvjeçar, Anton Berisha. Antoni dha kontribut të çmuar në proceset shtetndërtuese, veçanërisht në afirmimin e shtetit tonë në arenën ndërkombëtare. Ndaj dhimbjen me familjen Berisha, kolegët dhe miqtë! Antoni, u prehtë në paqe”, ka shkruar Haradinaj. /21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →