Haradinaj: Asnjë Zajednicë nuk më kishte pëlqyer, jemi të dënuar me këtë marrëveshje
(Lajm i përditësuar)
Haradinaj: Asnjë Zajednicë nuk më kishte pëlqyer, jemi të dënuar me këtë marrëveshje
”Asnjë Zajednicë nuk më kishte pëlqyer, nuk ka Asociacioni të mirë dhe asnjë s’ka me qenë i mirë kurrë”, kështu tha kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sonte në emisionin ”Click” të RTV21.
Haradinaj deklaroi se draft statuti i Asociacionit është i paqartë dhe se ka shumë ka elmente shqetësuese.
Ndër tjera Haradinaj tha se shpreson që Gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese do t’i ”largojnë nga ky dokument elementet jo kushtetuese”.
Haradinaj: Kurti me mburrje pe pranon se ishte i gatshëm ta nënshkruaj Asociaconin Vuçiqi jo
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sonte në emisonin ”Click” të RTV21 ka thënë se kryeministri i Kosovës ka pranuar Asociacionin, përderisa sipas tij, ka thënë se jam i gatshëm ta nënshkruaj.
”Deklarimi i Kurtit se isha i gatshëm ta nënshkruaj i bjen sikur e ka nënshkruar, i bjen se e pranojë germë per germë”, tha Haradinaj.
I pari i AAK-së shtoi se Kurti me mburrje ka thënë se ishte i gatshëm ta nënshkruaj Asociaconin.
”Kurti me mburrje pe pranon se une isha i gatshëm ta nënshkruaj Asociaconin, Vuçiqi jo, kjo është më shumë se pranim”, tha Haradinaj.
Haradinaj tutje ka thënë se Kurti ndaj tij ka dy herë obligim që diskutoj me të pasi, që AAK-ja ka mbeshtetur nënshkrimin e marrëveshjeve.
”Ndaj meje ai dy herë ka pasur obligim, Ne mbeshtesim arritjet e marrëveshjes, ai na mban të fshehur produktin”, tha Haradinaj.
Haradinaj: Draft statuti i Asociacionit ka elmente shqetësuese, është i hidhur
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sonte në emisonin ”Click” të RTV21 tha se draft statuti i Asociacionit është i paqartë.
‘‘I ka disa elmente që janë shqetësuese”, tha Haradinaj ndër tjera, teksa shtoi se e ka parë Draft statutin e Asociaonit që sipas tij ”është boll i hidhur”.
I pari i AAK-së tutje ka shtuar se ”asnjë Zajednicë nuk më kishte pëlqyer, nuk ka Asociacioni të mirë dhe asnjë s’ka me qenë i mirë kurrë”.
Haradinaj tha se shpreson që Gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese do t’i ”largojnë nga ky dokument elementet jo kushtetuese”.
Haradinaj: Nuk ka njeri që nuk është mërzitur me Kurtin
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se qytetarët e Kosovës tashmë janë merzitur me Kryeministrin, Albin Kurtin, i cili sipas nuk ka sjellë të mira për ta.
‘Nuk ka njeri që nuk është mërzitur me Kurtin se ka thënë po vijë për një jetë më të mirë, e nuk ja rrit pagën askujt”, tha Haradinaj.
Haradinaj: Jemi të dënuar si pasojë e sjelljeve, lazdrimit të Kurtit
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj në ”Click” të RTV21 tha se Kosova është e dënuar si pasojë e sjelljeve dhe lazdrimit të Kurtit.
”Jemi të dënuar për shkak të sjelleve të Kurtit në dialog, në mardhëniet me aleatët. Të denuar me këtë marrëveshje si pasojë e mosbesimt që kanë ndaj Kurtit, lazdrimit të tij. Ne nuk është mirë me mashtru vetën që s’kemi hyrë në obligim Kurti i ka thënë po, nuk mundemi me dalë”, tha Haradinaj.
Takimi me Radojqiçin, Haradinaj: Nuk kam komunikim me ata që janë të sanksionuar nga SHBA
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se me ata personat që janë të sanksionuar nga Amerika nuk ka komunikim as si opozitar e as si deputet.
Këtë Haradinaj, e tha gjatë diskutimit pët takimin që kishte me Milan Radojqiçin në veri të Kosovës.
”Në periudhën e qeverisjës time ata njerëz që janë gjetur në sulm i ka ndjekur drejtësia, që atëherë ai e ka lëshuar Kosovën, jo në qeverisjen Kurti, por në kohën e qeverisjes Haradinaj’, tha Haradinaj.
I pari i AAK-së shtoi se ”Nga koha e sanksionimit nga SHBA-të unë nuk kam komunikm me të apo me ata që Amerika e sanksionin.
Haradinaj: Kurti më i zoti se ne tjerët, i vetmi që u ka paguar centë për centë rrymën në veri
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sonte në emisonin ”Click” të RTV21 tha se Kryeministri Albin Kurti është i vetëm Kryeministri i cili iu ka paguar energjinë elektrike në veri të Kosovës.
‘I vetmi kryeministër deri sot që ka qenë më i zoti se krejt na tjerët, ai u ka paguar rrymën në veri, cent për cent, Kurti u dal 100 herë ma i zoti se krejt qeveritë bashkë që kanë ekzistuar që pas luftës. Nuk ka kryeministër ma të zotin’‘, tha Haradinaj.
Haradinaj ndër tjera ka shtuar se gjatë qeverisje Kurti, çmimi i enegjisë elektrike është rritur dy herë në Kosovë.
Siguria në Kosovë, Haradinaj: Ne e dimë që Serbia ka ndikim të madh nga Rusia
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sonte në emisonin ”Click” të RTV21 ka komentuar sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, teksa tha se Serbia ka ndikim të madh nga Rusia.
Haradianj tutje shtoi se siguria nuk mund të lihet vetëm me një incident.
”Sigura nuk mund të lihet lihet vetëm me një incident ne e dimë që jemi me një fqinjë që kemi zhvilluar një luftë e dimë që Serbia ka ndikim të madh nga Rusia”, tha Haradinaj.
Buxheti 2024, Haradinaj: Kemi zvogëlim të buxhetit edhe në mbrojte edhe Polici
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në ”Click” të RTV21 duke komentuar projeketbuxhetin për vitin 2024, ka thënë se nuk ka rritje të buxhetit as në Ministrin e Mbrojtjes e as te Polica..
”Kemi zvogëlim të buxhetit edhe në mbrojte edhe në rend te Policia”, tha Haradinaj ndër tjera.
Haradinaj: Kurti nuk mban përgjegjësi për atë çfarë thotë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në ”Click” të RTV21 ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ditë më parë në Vjenë tha se për tre vjet qeverisje, qeveria e tij ka shtuar nga një miliard në ekonomi, teksa ka shtuar se qeveritë e kaluara për tre vjet shtuan një miliard.
”Kurti nuk mban përgjegjësi për atë çfarë thotë, ai flet çka dëshiron, numrat flasin. Paret e dedikuara në qeverisjen Kurti numrat, raporti i thesarit gjitha tregojnë që janë bartur nga viti në viti nuk janë investuar, në një botë virtuale te Kurtit buxhetore ndoshta po, por në ekonomin e Kosovës jo”, tha Haradinaj.
Ndër tjera, Haradinaj ka shtuar se ”Kurti e ka ngadalësuar Kosovën e ka vështirësuar situatën ekonomike tërsisht”.
Projektbuxheti për vitin 2024, Haradinaj: Papërgjegjësi për buxhetin, rrezik për Kosovën
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, sonte në emisionin “Click” të RTV21 ka thënë se rritja e buxhetit për vitin 2024, është rritja më e vogël që nga shlirimi i vendit.
”Nëse i merr shumat e bartuara këtu është mashtrimi me këtë buxhet, rreziku më i madh i këtij buxheti është me vazhdu tradita e mos investimit”, tha Haradianj ndër tjera.
Ai tutje ka shtuar se Kosova është në rrezik buxhetor, teksa shtoi se është ”papergjegjësi për buxhetin, rrezik për Kosovën”.
I pari i AAK-së ndër tjera ka thënë se janë dy situata që bëjnë rrezik për Kosovën sa i përket buxhetit.
”Kemi dy situata që e bëjnë rrezik për Kosovën papergjegjësin buxhetore, e para ku parashihen me shku këto, është një papergjegjësi mënyra se si i parashohin ndarjet buxhetore, pastaj akti tjetër që është edhe shkelje ligjore, krim. Kurrë ligji thotë ki me investu buxhetin e Qeveria e Kreyministri vendos me i bartë për vitin tjetër është shkelje, këto janë vrejtje që i kam thënë edhe sot”, tha Haradinaj.
Haradinaj tutje ka shtuar se nëse buxheti i paraparë për një vit nuk arrin ndonjë qëllim, atij i humb vlera.
‘‘Buxheti i painvestuar, buxheti që nuk ka arritur një qëllim është i shpenzuar, humb në vlerë. Kurti mund të paditet nëse e shohim në terma ligjor nga disa ekspret, se duke mos implentuar buxhetin i ka humbur Kosovës milionat në vit”, tha Haradinaj. /21Media











