Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj: Bajrami është festë e harmonisë që na bashkon

nga B G30 mars 2025
Haradinaj: Bajrami është festë e harmonisë që na bashkon

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar gjithë popullin e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Ai pas takimit me myftiun e Kosovës, Naim Tërnava ka thënë se Bajrami është festë që i bashkon të gjithë, duke uruar gjithashtu që populli i Kosovës t’i kalojë me shumë gëzime jo vetëm festat por edhe jetën në përgjithësi.

“Bajrami është festë që na bashkon, festë e harmonisë me shpresën që me gëzim t’i kalojmë jo vetëm festat por edhe jetën në përgjithësi në Kosovë. Jeta jonë dhe festat tona kanë kuptim kur kemi njerëz të vyeshëm e atdhetarë, kur sa më shumë prej nesh jemi të vyeshëm dhe atdhetarë”, ka thënë Haradinaj.

Bashkësia Islame po organizon pritjen tradicionaëe me rastin e festës së Fitër Bajrami

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →