Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

BERZH konfirmoi përkrahjen në projektet e infrastrukturës

nga Kaltrina Berila18 prill 2019

Haradinaj priti në takim Sir Suma Chakrabarti

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar delegacionin e lartë nga BERZH, kryesuar nga presidenti Sir Suma Chakrabarti, ka u konfirmua përkrahja për zhvillimin e projekteve të rëndësishme nga fusha e infrastrukturës, energjisë alternative, rehabilitimit të rrjetit hekurudhor dhe të ndërlidhjes së Kosovës në gazsjellësin TAP-JAP.

Kreu i Qeverisë ka shkruar në Facebook se përkrahja e vazhdueshme nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projekteve madhore për Kosovën, i ka dhënë shtytje të fuqishme zhvillimit të qëndrueshëm në vendin tonë.

“Është rikonfirmuar mbështetja e EBRD për financimin e ndërtimit të Unazës së jashtme të qytetit të Prishtinës. Me qëllim të ngritjes së mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik, Kosova është e angazhuar që projektet e mëdha të interesit publik t’i kapitalizojë sa më parë”, ka shkruar Haradinaj.

Chakrabarti më heret u takua edhe me Ministrin e Financave, Bedri Hamzën./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →