RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohen në Hagë

nga Venera Grabanica29 nëntor 2024
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohen në Hagë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në përvjetorin e lirimit të tij nga Haga, ka thënë se lufta e UÇK-së ishte heroike.

“Titanike kanë qenë përpjekjet ndër shekuj të popullit shqiptar për lirinë e Kosovës. Heroike ka qenë lufta për çlirim e UÇK-së. Historike pavarësia e Kosovës. Në këtë rrugëtim jemi ndeshur me sfida të mëdha, një prej të cilave edhe përballja me drejtësinë ndërkombëtare”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se drejtësia vonon, por nuk harron.

“Drejtësia vonon, por nuk harron. Sot mbushën 12 vjet nga pafajësia jonë në Tribunalin e Hagës, një fitore kjo, edhe për Kosovën, edhe për luftën heroike e të pastër të UÇK-së. Me besim në pafajësinë edhe të atyre që aktualisht janë në proces gjyqësor në Hagë”, është shprehur Haradinaj.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →