🇽🇰 Kosova
Haradinaj: Do të ç’bllokojmë projektet madhore në kryeqytet
nga Venera Grabanica4 shkurt 2025
Kandidati për kryeministër nga koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj sot para qytetarëve të Prishtinës prezantoi programin zhvillimor, duke premtuar implementimin e plotë të Ligjit për Kryeqytetin dhe realizimin e projekteve kapitale që do ta transformojnë metropolin e Kosovës.
“Me implementimin e plotë të Ligjit për Kryeqytetin, do t’i japim Prishtinës fuqinë që i takon”, u shpreh Haradinaj.
Ai gjithashtu ka shtuar se përfundimi i Unazës së Jashtme do të revolucionarizojë qarkullimin në kryeqytet. Sipas tij, ndërtimi i stadiumit të ri dhe Sallës Konvertale do ta shndërrojnë Prishtinën në epiqendër të sportit dhe kulturës rajonale.











