Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj: Dyfishimi i pagave për sektorin e sigurisë në Kosovë, urgjencë

nga Kaltrina Berila28 mars 2025
Haradinaj: Dyfishimi i pagave për sektorin e sigurisë në Kosovë, urgjencë

344 ushtarë të rinj iu janë bashkuar Forcës së Sigurisë së Kosovës këtë të premte.

Lidhur me këtë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se sot Kosova ka ushtrinë më të re, sipas modelit të NATO-s.

“Të rinjtë tanë vazhdojnë të dëshmojnë përkushtimin e tyre për atdheun dhe sigurinë e vendit. Sot, 344 ushtarë të rinj u certifikuan, duke marrë përgjegjësinë për t’i shërbyer Kosovës me nder dhe përkushtim. Ky është një moment krenarie për ta, për familjet e tyre dhe për gjithë vendin. Me përkushtim të madh, kam qenë gjithmonë në përkrahje të Forcave të Sigurisë, e po me atë përkushtim, ngritëm statusin e Forcës në Ushtri, me përkrahje të aleatëve. Sot, Kosova ka ushtrinë më të re, sipas modelit të NATO-s, të përkushtuar për sigurinë në vend, stabilitetin në rajon dhe të gatshme për operacione paqeruajtëse kudo në botë, si anëtare e NATO-s përkrah Amerikës dhe aleatëve tjerë strategjikë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndër të tjera ia thotë se është urgjencë që të dyfishohen pagat për të gjithë sektorin e sigurisë në Kosovë.

“Është urgjencë që të dyfishohen pagat për të gjithë sektorin e sigurisë në Kosovë, sidomos në këto rrethana mbi të cilat gjendet sektori i sigurisë në rajon e me gjerë. Paga e dinjitetshme e ushtarit, policit, inteligjencës e më gjerë është obligim qeveritar e kombëtar. Urime dhe shumë suksese në këtë mision fisnik!”.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →