Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj e përkujton vëllain e tij Enverin në përvjetorin e vrasjes

nga Kaltrina Berila15 prill 2024
Haradinaj e përkujton vëllain e tij Enverin në përvjetorin e vrasjes

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar vëllain e tij Enverin, përvjetorin e 19-të të vrasjes.

Haradinaj tha se përvjetorët rikthejnë në kujtimin e vlerave, fisnikërinë e heroizmin e mijëra djemve e vajzave që nuk kursyen asgjë për lirinë e për vendin.

“Edhe mua po më rikthehen krejt e me radhë, ndër të cilët edhe vëllezërit e mi, Shkëlzeni që ra në vijën e frontit në Maznik, Luani në Qafë Mullar, por edhe Enveri, të cilit me plagë lufte në trup, nga një dorë që donte të mbillte vëllavrasje ndër shqiptare, i’u ndërpre jeta në ditën e sotme të para 19 vjetëve! Kanë shumë virtyte për të cilat i kujtojmë sot, vëllezërit e mi e shumë e shumë të tjerë e që rënia e tyre na është bërë betim ta çojmë amanetin e tyre në vend, që gjithmonë të jemi në shërbim të Atdheut. Enverin e kujtoj për mirësinë, për përkushtimin, për kurajon e vendosmërinë, e mbi të gjitha për dashurinë e paskaj që kishte për njerëzit!”, tha Haradinaj.

“Gjithmonë në nderim e i përulur para dëshmoreve të Kombit! I përjetshëm kujtimi!”, shtoi ai.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →