Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj: Familja Jashari, vulë e përjetshme e krenarisë dhe arritjes më të madhe kombëtare

nga Gentrita Xhemajli5 mars 2025
Haradinaj: Familja Jashari, vulë e përjetshme e krenarisë dhe arritjes më të madhe kombëtare

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në nder të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Haradinaj thotë se kujton Epopenë e UÇK-së me emrat e heronjve, dëshmorëve e martirëve të flijuar për liri.

Derisa, ai shton se familja Jashari është zemër e “qëndresës sonë”, kurse vulë e përjetshme e krenarisë dhe arritjes më të madhe kombëtare.

“Te Prekazi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, aty ku sakrifica arriti kulmin e saj; kujtojmë Epopenë e UÇK-së, të gdhendur përjetësisht në historinë e kombit shqiptar, me emrat e heronjve, dëshmorëve e martirëve të flijuar për liri. Familja Jashari është zemër e qëndresës sonë, e lufta e UÇK-së, vulë e përjetshme e krenarisë dhe arritjes më të madhe kombëtare. Lavdi të rënëve ndër breza! Lavdi luftës së UÇK-së!”, ka shkruar Haradinaj.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →