Haradinaj: Gjithçka që po ndodh është që kjo qeveri me shku në shtëpi
(Lajm i përditësuar)
Haradinaj: Gjithçka që po ndodh është që kjo qeveri me shku në shtëpi
Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit kandidat për deputet, Daut Haradinaj, në ”Click” të RTV21 tha se AAK-ja është duke punuar për t’i binduar qytetarët për programin e tyre.
”Njëherë nuk jemi duke menduar për koalicione pas zgjedhjve, jemi duke punuar për t’i bindur qytetarët”, tha Haradinaj.
I pyetur për një koacion të mundshëm me VV-në Haradinaj tha se Qeveria e udhëhequr nga VV-ja duhet të shkojë në shtëpi.
”Unë mendojë që gjithçka se çka është duke ndodhur është se kjo Qeveri duhet të shkojë në shtëpi”, tha Haradinaj.
Ai gjithashtu tha se nuk ka inati personale me askënd.
Haradinaj: Mafia energjetike në ballkan nuk e len Kosovën me u zhvillu
Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, në ”Click” të RTV21 tha se krizat energjetike janë me ja mbush arkën Serbisë me buxhet të Kosovës.
”Pse Kurti nuk po shkon ne KEK me prodhu rrymën e mos me ble në Serbi, lidhjet e shkurta me Serbinë drejt rrymës, krjet këto krizat energjetike janë me ja mbush arkën Serbisë me buxhet të Kosovës na me pagu ata zotnitë me fitu”, tha Haradinaj.
Ai tutje ka shtuar se mafia energjetike në ballkan nuk e len Kosovën me u zhvillu.
”Ne kemi fuqi prodhim të energjisë gjatë verës duhet me pas marrëveshje me Shqipërinë, por mafia energjetike në ballkan që 10 vite e knej nuk e len Kosovën me u zhvillu”, tha Haradinaj.
Haradinaj: Kurti e hapi thesin e babadimrit afër fushatës
Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, në ”Click” të RTV21 tha se kryeministri, Albin Kurti me ndarjen e 100 eurove për pensionistët e hapi ”thesin e babadimrit afër fushatës”.
”Kryeminsitri dul si babadimer po du me javë jep nga 100 euro, ato nuk janë paret e kryeministrit janë paret e pensionistëve sepse familjarët e tyre kanë kontriibuar në atë buxhet, kur e ndegjoj kryeministrin me cfarë krenarie, po pse si ke rrit pensionet në kohë reale, po tash në prag të fushatës po e qel thesin e babadimrit”, tha Haradinaj.
Sipas tij, kjo çasje është e gabuar sepse Kurti ”ska me ble vota”.
Haradinaj: Kurti premtoi mbylljen e Agjencisë së Privatizimit, por vazhdon shitja ekstreme e aseteve
Duke komentuar punën 4 vjeçare të Qeverisë Kurti, Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, në ”Click” të RTV21 tha se Albin Kurti ka premtuar mbylljen e Agjencisë së Privatizimit, por sipas tij, vazhdon shitja ekstreme e aseteve çdo javë.
”Kurti ka thënë se unë do ta mbylli Agjencinë e Privatizimit ne e kemi në numër serik brend akalendarit 4 vjeçar e kemi shitjen më të madhe mas luftës nga kjo qevri le që se ka mbyll po ekstreimisht për çdo jave ka 63, 67, 72 asete shiten e ka shkatrru popullin’‘, tha Haradinaj.
Haradinaj akuzon Kurtin: Qytetarët po varfërohen e bizneset po falimentojnë
Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj në ”Click” të RTV21 tha se ka shumë arsye për ta kritikuar Qeverinë Kurti.
Ai tha se Kurti po e përdor Veriun për ta tërhekur vëmendjen prej dështimeve/
”Ka shumë pikëpyetje në çka me u përgjigj ka shumë arsye që duhet me kritiku kurtin e do ta kritikojmë, ky po e përdorë Veriun me tërhejk vëmendjen prej dështimeve. Qeveria në Kosovë nuk është për së afërmi se si është dashtë me pa qytetarët në vitin 2024”, tha Haradianj.
Sipas tij, gjatë 4 viteve të qeverisë Kurti bizneset në Kosovë janë në prag të falimentimit, ”janë varfëruar qyetarët”.
Haradinaj tutje ka shtuar se ”Me qeverisë me 12 miliardë euro dhe mos me pas asnjë projekt, nuk kemi asnjë projekt të realizuar”.
Duke kritikuar qeverisjen Kurti, Haradinaj tha se ai ”Gjithë ditën e gjatë bëjnë propagandë përmes rrjeteve sociale’‘.
Haradinaj: Kurti favorizon Serbinë, atë që nuk arriti Millosheviqi e bëri Kurti
Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj në ”Click” të RTV21 ka thënë se Kryeministri, Albin Kurti me veprimet e tij po e favorizion Serbinë.
Në këtë pjesë Haradinaj ka thënë se ”Nese ne sot nuk guxojmë me fol mire shqip në Shkup këtë nuk ka mujt me bo as Millosheviqi e ka mrri me bo ky kryeministër sot, nëse ne kemi arrit me i prish raportet me vendet e rajonit nuk e di në favor te kujt shkojnë”.
Tutje Haradinaj tha se fakti më i madh se Kurit po i bënë favore Serbisë është anulimi i projektit Kosova e Re për energji.
”Fakt i madh është se e kemi anuluar projektin Kosova e re të energjisë që ka qenë invesitor prej ma të mëdhënjve Amerikan në Kosovë dhe që e kemi humbur të drejtën ligjore në arbirtazh dhe i kmei paguar 26 milionë euro dëmshperblim për atë kompani për shkak të vendimit të njëanshem të Kurtit dhe minsitres kjo ka qenë favor i drejtëpërdrejt për GEN-in serb, ne e mbushemi arkën financiare të Serbisë me kulten tonë’‘, tha Haradinaj.
Fakte tjera sipas Haradinajt, janë edhe anulumi i projektit të gazit amerikan projekt që sipas tij i shkon drejtëpërdrejt Serbisë.
”Sanksionet e vendosura ndaj Kosovës janë në favor të Serbisë, nëse ne i kemi prishur raportet me SHBA-të dhe BE i shkon në favor Serbisë”, tha Haradinaj.
Anëtarësimi në NATO, Haradinaj: Vizitën e fundit që e ka pasur Ramushi në Washington e ka marrë një garanci
Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit kandidat për deputet, Daut Haradinaj, në ”Click” të RTV21 tha se rruga e vetme për me garantu të ardhmen e Kosovës si shtet i sigurt është anëtarësimi në NATO.
Ai tutje tha se në vizitën e fundit që kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka pasur në Washington e ka marrë një garanci për anëtarësim.
”Ne e kemi thënë dhe jemi të bindur se rruga e vetme për me garantu të ardhmen e Kosovës si shtet i sigurt është anëtarësimi në NATO, këtë nuk e themi rastësisht edhe në kohën kur e kemi krijuar ushtërin e kemi marrë bekimin prej atje ku duhet me marrë prej Shtëpisë së Bardhë në vizitën e fundit që e ka pasur kryetari në Washington ai e ka marrë një tip garance se ju shkoni përgadituni në rrugën e shpejt, ka shumë shtete që në praktika të hershme nuk kanë shkuar në procedura të rregullta dhe janë anëtarësuar, në rast se ne jemi të vendosët dhe në rast se ne krijojmë marrdhënie te mira lehtësisht ne mundemi me pa vetën pjestarë të NATOS në mandatin e ardhshëm”, tha Haradinaj.
Haradinaj: Albini gjithçka bënë për vota asgjë për Kosovë
Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj në ”Click” të RTV21 ka folur për vendimin e KQZ-së për mos certifikimin e Listës Serbe.
Ai tha se me këtë veprim dy anëtarët e VV-së që votuan kundër menduan se e shpëtuan Kosovën nga Lista Serbe.
”Kjo ishte një show politik që u munduan dy anëtarë se e shpëtuan Kosovën prej Listes Serbe me na shit pak patriotizëm në publik po ajo ishte një përallë e mbertit që përfundoj shumë shpejt se iu dolën shumë shpejt të vërteta se vet anëtari i tyre e ka rekomandu poashut vet thane qe ligji dhe kushtetua ia lejojnë atyre zotënvie dhe e treta është PZAP-ja e ka në dorë që mundet për 48 orë me marrë vendim, Albini gjithçka bënë për vota asgjë për Kosovën”, tha Haradinaj.
AI tutje ka treguar se anëtarët e AAK-së në KQZ nuk kanë marrë pjesë në atë votim pasi që e kanë pritur një rekomandim nga Ministria e Punëve të Brendshme se a ka shkelje.
Haradinaj: Kurti po mundohet me çdo kusht, por shpifjet dhe rrenat i kanë dalë në pah
Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit kandidat për deputet, Daut Haradinaj, në ”Click” të RTV21 tha se Kryeministri, Albin Kurti po mundohet që me sensin e kombëtarizimit në veri me rujt atë ”pak mbështetje që i ka mbetur”.
SIpas tij, Kurtit shpifjet dhe rrenat i kanë dalur në pah.
”Albin Kurti ka me u mundu me çdo kusht për shkak se është duke e humbur përkarhjen popullore dhe gjitha ato shpfije e rrena që i ka bërë tash e sa vite ju kanë shpërfaq dhe tash ai po mundohet me sensin e kombëtarizimit në veri me rujt atë pak mbështetje që i ka mbetur perndryshe keto numra qytetari është ka i sheh”, tha Haradinaj.
Paralajmrimet e Kurtit për sulme, Haradinaj: Kemi dyshime për koordinim të Kurti-Vuçiq
Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit kandidat për deputet, Daut Haradinaj, në ”Click” të RTV21 ka komentuar deklaratën e kryeministrit, Albin Kurtit i cili dje tha se priten sulme të reja nga Serbia para dhe pas festave.
”Parashikimet e kryeministrit pse gjithmonë po koicidojnë me paralajmrimet e Vuçiqit se është pak për mua ndoshta jo për kryeminstrin por, personalisht për mua është shumë e çuditshme pasi që ditë më parë Vuçiqi tha Kosova nën qeverisjen e Kurtit nuk do ta certifkojë Listën Serbe dhe KQZ me propozimin e Kurtit, me përfaqësusesit e VV-së në KQZ nuk e certifkojë, dhe i ra që kta e patën një qëndirm unik, dyshimet tona janë që kta janë në kordinim’‘, tha Haradinaj.
Ai tutje tha se është shqetësuse se nga i ka marrë Kurti informatat për sulme, ”një kryeministër që tash e një vit flet vetëm për luftë mendoj që ka çasje shumë të gabuar”./21Media









