Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj i premton përkrahje SHBA-ve karshi Iranit

nga E.Bullaku3 janar 2020

Haradinaj dënon sulmet e Iranit

Kreu i forcave elite të Gardës Revolucionare të Iranit, gjenerali Qasem Soleimani është vrarë nga forcat amerikane në Irak.

Pentagoni ka konfirmuar se ai është vrarë me “vendim të presidentit”.

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka thënë se “hakmarrje e ashpër i pret kriminelët”, mbrapa këtij sulmi.

Në këtë situatë të tensionuar, kryeministri në largim Ramush Haradinaj, tha se Kosova qëndron e palëkundur në përkrahje të SHBA-ve në të drejtën për vetëmbrojtje.

Haradinaj tutje tha se Irani dhe përkrahësit e këtij shteti duhet të ndërmarrin hapat e domosdoshëm që të mos eskalojnë situatën.

Kosova qëndron e palëkundur në përkrahje të ShBA-ve në të drejtën për vetëmbrojtje. Veprimet e fundit vetëmbrojtëse ndaj Gjeneral Soleiman-it janë mbrojtje, jo vetëm për ShBA-të por për lirinë dhe demokracinë gjithandej. Ne dënojmë ashpër sulmet e Iranit dhe çdo shteti që kërkon të shkatërroj paqen në Irak dhe vendet tjera. Në këto tensione Irani dhe përkrahësit e këtij shteti duhet të ndërmarrin hapat e domosdoshëm që të mos eskalojnë situatën. Kosova qëndron pranë Amerikës dhe do ta shtojë përkrahjen ndaj Koalicionit Global të udhëhequr nga ShBA-të”, shkroi Haradinaj në Facebook./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →