Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj i thotë “po” takimit me Kurtin

nga Kaltrina Berila29 gusht 2022

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit për të bashkëbiseduar lidhur me takimet e fundit që janë zhvilluar në Bruksel.
Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar sekretari i AAK-së, Muharrem Nitaj.
“Po do t’i pergjigjet pozitivisht fteses!”, ka thënë ai shkurt për rtv21.tv.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu për portalin rtv21.tv ka thënë se përveç në formë elektronike, ftesat për këtë takim krerëve të opozitës do t’u dërgohen edhe formë fizike.
Takimi me krerët e opozitës është paraparë të mbahet nesër më 30 gusht./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →