🇽🇰 Kosova
Haradinaj ia uron ditëlindjen Mbretit Charles III përmes ambasadorit britanik
nga Gentrita Xhemajli19 qershor 2025
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada Britanike në Kosovë, me rastin e ditëlindjes së Mbretit Charles III.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka ndarë urime për Mbretin Charles.
“Me ambasadorin Jonathan Hargreaves, ndamë urimet për ditëlindjen e mbretit si dhe për thellimin e mëtejshëm të miqësisë dhe partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar”, ka thënë Haradinaj.











