🇽🇰 Kosova
Haradinaj: Jeff Bieley punoi pa u lodhur në mbështetje të Kosovës drejt një demokracie të qëndrueshme
nga B G24 korrik 2024
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mikut të madh të Kosovës, Jeff Bieley.
Haradinaj ka thënë se Jeff punoi pa u lodhur për të forcuar lidhjet dhe në mbështetje të Kosovës drejt një demokracie të qëndrueshme.
“Sot nderojmë kujtimin e Jeff Bieley, një miku të madh të Kosovës. Që pas çlirimit të vendit, Jeff punoi pa u lodhur për të forcuar lidhjet dhe në mbështetje të Kosovës drejt një demokracie të qëndrueshme. Bujaria dhe përkushtimi i tij do të mbahen mend gjithmonë.
Pusho në paqe, Jeff”, është shprehur Haradinaj.











