Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj ka nëntë pyetje për Kurtin!

nga Miranda Beqaj22 prill 2022

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj bërë nëntë pyetje kryeministrit Albin Kurti, të cilat kanë të bëjnë me krizën energjetike në vend.
Haradinaj i ka thënë Kurtit ”fol kryeministër. Shpjegoja popullit ku je ti në këtë histori.
Postimi i plotë i Haradinajt
Pse po dështon ndërtimi i kapaciteteve të reja energjetike në vend?
Pse ka dështuar Kosova C?
Pse ka dështuar Kosova e Re?
Pse ka dështuar remonti i termocentraleve i paraparë të kryhej gjatë verës?
Pse janë paguar dhjetëra milionë për blerjen e rrymës me çmime astronomike gjatë dimrit?
Pse paguhen dhjetëra milionë të tjerë për rrymën e vjedhur në veri?
Pse është refuzuar gazi amerikan?
Pse e ke refuzuar komisionin hetimor për blerjen e energjisë?
Pse njeriu yt po përflitet të jetë pjesë e skandalit financiar të një kompanie mafioze energjetike?
Fol Kryeministër. Shpjegoja popullit ku je ti në këtë histori?/21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →