Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj kërkon hetim ndërkombëtar për situatën në veri

nga B G26 shtator 2023
Haradinaj kërkon hetim ndërkombëtar për situatën në veri

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar hetim ndërkombëtar për rastin e sulmit terrorist mbi Policinë e Kosovës në veri.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se situata e krijuar si rezultat i përfshirjes së drejtpërdrejt të Serbisë në sulmet e armatosura të grupeve kriminale në veri, kërkon hetim ndërkombëtar

“Ngjarjet në veri dhe sulmi terrorist mbi Policinë e Kosovës, janë pjesë e skenarit të përgatitur në Beograd. Reagimi i Policisë së Kosovës është përmbushje e detyrës për të mbrojtur rendin dhe ligjin. Qëndrimi i Qeverisë së Serbisë dhe rreshtimi i saj krah grupeve kriminale e paraushtarake, është tejet shqetësues në këtë situatë dhe është sinjal i qartë se shteti i Serbisë është përfshirë në sulmet e armatosura të grupeve kriminale në veri. Prandaj në një situatë të tillë është i domosdoshëm një hetim ndërkombëtar për të zbardhur skenarët e destabilizimit të situatës jo vetëm në Kosovë, por në gjithë rajonin e Ballkanit.”, ka shkruar ai në Facebook.

Lidhur me sulmin në veri Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, sot ka thënë se individët e përfshirë në sulmin e së dielës, janë një grup i trajnuar dhe organizuar të cilët dikush pas tyre i pajisi me armatim të rëndë.
Hovenier, në prononcimin e tij për media, u shpreh se ka ende gjëra të cilat nuk dihen, megjithatë duhet ruajtur energjinë meqë ndodhë të ketë sulme të tjera./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →