Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj kërkon mbrojtje të përbashkët ushtarake Kosovë-Shqipëri

nga Egzona Mehmeti28 nëntor 2021

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot uroi festën e 28 Nëntorit. Ai shprehu mirënjohje për prijësit themeltarë të shtetit shqiptar që lartësuan vlerat dhe idealet kombëtare.
“1. Linja hekurudhore Kosovë – Shqipëri 2. Mbrojtja e përbashkët ushtarake e Kosovës dhe Shqipërisë. Në funksion të forcimit të Ushtrisë së Kosovës, të nis iniciativë ligjore për Fondin e Ushtrisë, ku të gjithë shqiptarët do të kenë mundësinë të ndihmojnë me financa. 3. Shtetësia shqiptare për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Me këto tri qëllime, shënojmë Festat e Nëntorit.”, shkroi i pari i AAK-së në Fcaebook.
Sot 109 vjet më parë në Vlorë përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e kanë shpallur Pavarësinë e Shtetit Shqiptar./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →