Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj: Kosova mirëpret përvojat e Kores së Jugut për tregun e lirë

nga RTV217 dhjetor 2018

“Me Korenë Jugore, si shtet mik i Kosovës, kemi vullnetin e plotë të avancojmë partneritetin”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar një delegacion nga Koreja Jugore, të prirë nga drejtori i Institutit Demokratik Kim Min-Seok, ku në fokus ishte intensifikimi i marrëdhënieve politike dhe ekonomike.

“Me Korenë Jugore, si shtet mik i Kosovës, kemi vullnetin e plotë të avancojmë partneritetin në të gjitha fushat e interesit të përbashkët. Intensifikimi i marrëdhënieve politike dhe ekonomike ishte në fokus të takimit me delegacionin nga Koreja Jugore, prirë nga drejtori i Institutit Demokratik Kim Min-Seok. Kosova mirëpret shkëmbimin e përvojave më të mira në zhvillimin e demokracisë, prosperitetit dhe tregut të lirë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →