Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj: Kosova përkrah sulmet e fundit të SHBA-së, në Irak e Siri

nga B G30 dhjetor 2019

Haradinaj: Organizatat terrosite nuk do t’i realziojnë qëllimet

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova përkrahë sulmet e fundit mbrojtëse ndaj Kata’ib Hizbollah të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Irak dhe Siri.

Sipas tij veprimet e shpejta mbrojtëse ndaj kërcënimeve dhe sulmeve të kësaj organizate janë të domosdoshme në çrrënjosjen e terrorit dhe në ndërtimin e paqes në botë.

“Kosova qëndron e palëkundur në koalicionin kundër terrorizmit të udhëhequr nga ShBA-të dhe përkushtohet në mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë. Kata’ib Hizbollah dhe organizatat tjera të ngjajshme nuk do të mund t’i realizojnë qëllimet e tyre përmes terrorit e dhunës e aq më pak të përkrahura nga shtetet të cilat janë kundër lirisë e paqes.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook

Sulmet nga ajri të ushtrisë amerikane në Irak dhe Siri kanë lënë të vrarë të dielën 25 pjesëtarë të forcave milice pro-iraniane dhe mbi 50 të plagosur. Pentagoni ka njoftuar se operacionet erdhën si kundër-reagim ndaj atentatit që i mori jetën javën e kaluar një kontraktori amerikan./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →