Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj: Kosovën do ta shndërrojmë në fuqi energjetike në rajon

nga E.Bullaku2 qershor 2017

Haradinaj dhe Veseli vizituan KEK-un

Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ishte për një vizitë në KEK ku u takua me punëtorët e kësaj Korporate.

Haradinaj bashkë me kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin vizituan ambientet dhe kushtet e punës në KEK.

“Kosova është e bekuar me burime të panumërta natyrore, të cilat do të shfrytëzohen për ta përmirësuar standardin e jetesës së qytetarëve. Me rezervat më të mëdha të thëngjillit në Evropë, Kosovën do ta shndërrojmë në fuqi energjetike të rajonit. Kushtet e punës në KEK, kualiteti jetësor dhe standardi i punonjësve e i familjeve të tyre do të përmirësohen dukshëm në krahasim me të tashmen. Do të garantojmë që për të gjitha burimet që eksploatohen të sigurohet mbrojtja e qëndrueshme e mjedisit’, ka thënë Haradinaj./21Media

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →