Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj: Kur të udhëheqi unë Kosovën, Serbia nuk ka rol më këtu

nga E.Bullaku26 maj 2017

Haradinaj: Nuk ka fusnotë le t’i harron dikush këto

Pas lirimit të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj në Francë, Serbia ende nuk ka anuluar fletëarrestin ndaj tij. Tanimë kandidat për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Haradinaj tregon se çfarë hapa do të ndërmarrë ai për t’i hequr fletëarrestet e Serbisë për qytetarët e Kosovës, shkruan rtv21.tv

“ Paralajmërimi im është se kur udhëheqi me Kosovën, Serbia nuk ka rol më këtu. Nuk po them që serbët e Kosovës nuk janë zot shtëpie në shtëpinë e vet, në Kosovë në vendin e vet, këtu janë bashkëqytetar, por Serbia nuk ka rol më këtu, asnë ndonjë proces të karakterin ndërkombëtar nuk pranojmë pozicion çfarëdo qoftë pos të barabartë. Nuk ka fusnotë le t’i harron dikush këto”, tha Haradinaj.

Sipas Haradinajt, për çdo marrëdhënie me fqinjët siç thotë ai armik, do të punohet së bashku edhe me opozitën./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →