Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj: Kurti më ftoi në takim, e refuzova

nga B G28 shkurt 2020

Haradinaj thotë se takimi është dashur të mbahet para konferencës së djeshme të Kurtit

Ish kryeministri Ramush Haradinaj tha në një konferencë për media se kryeministri Albin Kurti i ka dërguar atij  sot urgjent një letër për takim.

“Zoti Kurti sot më ka dërgu një letër urgjent në parlament për takim, dje ka dalë në konferencë për shtyp e ka lajmëru vendimin për temën të cilën unë iu kam drejtu kushedi sa herë publikisht, ai sot më dërgon mua letër e kërkon takim edhe i jep oraret i jep datat.” tha Haradinaj.

Ai bëri të ditur se e refouzoi këtë takim, e po ashtu tregoi përbajtjen e letrës që i ka dërguar Kurtit ku i ka thënë se është i interesuar për të biseduar për tema të interesit nacional.

“Ju kam drejtuar disa herë publikisht ju nuk keni gjetur kohë ose nuk e keni parë të rëndësishme për të më ftuar për konsulltë për një temë për të cilën realisht kam kontribuar edhe pasi që ke marrë vendimin kërkooni takim sa për sy e faqe kjo është ma shumë se ofendim”., tha Haradinaj duke shtuar se ftesa është dashur të bëhet para vendimit,  jo vetëm me të, por edhe me partitë tjera./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →