Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj: Kurti, politikani më i dëmshëm në histori të Kosovës

nga Venera Grabanica10 korrik 2023

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thënë se kryeministri Albin Kurti është politikani më qesharak dhe më i dëmshëm në historinë e re të Kosovës

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se Kurti ka ndërtuar një kala prej letre, e cila sipas tij do të bie në mënyrë siç është ndërtuar.

“Albin Kurti ka ndërtuar një Kala prej letre! Skandalet e njëpasnjëshme të ministrave dhe të bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Albin Kurtit; kursi i gjoja ‘politikanit të fortë’ i vet Albinit dhe zmbrapsja e tij prej krejt çfarë ka thënë e ka premtuar në jetën e tij, e bëjnë atë politikanin më qesharak e më të dëmshëm në historinë më të re të Kosovës. Krejt çfarë ka bërë Albin Kurti në jetën e tij politike është: Ai e ka ndërtuar një kala prej letre, e cila do të bie në të njëjtën mënyrë siç edhe është ndërtuar!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →