Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj-Kurtit: Dil nga rrethimi

nga Kaltrina Berila5 shtator 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti për të dalur nga “rrethimi”.
Përmes një reagimi në “Facebook”, Haradinaj ka thënë se qeveria e Kosovës duhet t’ua mundësojë biznesmenëve të Kosovës dhe atyre që jetojnë në diasporë që të investojnë në Kosovë.
Haradinaj po ashtu ka ftuar Kurtin të marrë masa për të stabilizuar gjendjen me energji, duke propozuar masa konkrete, si dhe për kthimin e investimeve kapitale dhe ndarjen e subvencioneve për bujqësinë.
– Investo në gazsjellës
– Ndërto një termocentral me qymyr
– Kthe investimet kapitale duke rritur vlerën e kontratave në bazë të rritjes së kostos
– Jepi subvencionet për bujqësi menjëherë
– Fto biznesmenët e Kosovës dhe ata shqiptarë kudo që jetojnë për investim të përbashkët
– Ktheje shpresën se e ke mundësinë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →