Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Haradinaj-Kurtit: Nëse s’e tërheq këtë buxhet, u sugjeroj qytetarëve të komunave të dëmtuara të të shpallin non-grata

nga Venera Grabanica14 dhjetor 2023
​Haradinaj-Kurtit: Nëse s’e tërheq këtë buxhet, u sugjeroj qytetarëve të komunave të dëmtuara të të shpallin non-grata

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka quajtur skandaloz buxhetin e shtetit për vitin 2024.

Haradinaj ka thënë se diskriminimi që kryeministri Kurti u ka bërë komunave që nuk udhëhiqen nga Vetëvendosje, nuk ka ndodh as në kohën e Rankoviqit.

“Në Kuvendin e Kosovës është nxjerrë për miratim Buxheti më skandaloz që ka pasur Kosova ndonjëherë. Diskriminimi që u ka bërë Albin Kurti komunave që nuk janë nën qeverisjen e partisë së tij, nuk ka ndodhur as në kohën e Rankoviqit. Me këtë buxhet Albin Kurti i ka shpallur luftë të hapur qytetarëve të këtij vendi, duke  ua pakësuar edhe bukën”, ka thënë Haradinaj.

“Kryeministër, tërhiqe këtë buxhet sa nuk je përballur me padëgjueshmëri qytetare!

Nëse nuk e tërheq këtë buxhet, u sugjeroj qytetarëve të komunave të dëmtuara, të të shpallin non-grata”, ka shtuar ai.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →