Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj: Kush garanton se të gjithë fëmijët i kanë tekstet shkollore

nga Venera Grabanica8 shtator 2023
Haradinaj: Kush garanton se të gjithë fëmijët i kanë tekstet shkollore

Grupi parlamentar i AAK-së, në kuadër të ciklit të diskutimeve lidhur me “gjendjen e rëndë në vend”, bashkë me disa Drejtori të Arsimit dhe SBASHK-un, mbajtën një tryezë që për temë kishte situatën në arsim pas vendimit të fundit në lidhje me sigurimin e teksteve shkollore.

Aty janë prezantuar disa nga të gjeturat qe kanë hasur në terren nga fillimi i vitit shkollor.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se ky vendim nga MASHT-it, është shqetësues dhe i gabuar. Sipas tij, kjo formë e pajisjes me libra i kushton shtetit 12 milionë, ose mbi gjashtë milionë euro më shumë se viteve të kaluara.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj derisa ka ngritur disa nga shqetësimet që po përballen mësimdhënësit, shtoi se vendimi i MASHT-it për sigurimin e teksteve shkollore po rezulton të jetë problematik.

Ndërkaq, kryetari i grupit parlamentar në këtë parti, Besnik Tahiri, ka prezantuar disa gjetje që kanë hasur nga fillimi i vitit shkollor.

Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumonva-Baçi tha se rreth 45 për qind e nxënësve deri tashmë në këtë komunë janë pa libra. E njëjta shtoi se shqetësuese është edhe fakti që ka prindër të pandërgjegjshëm nga diaspora që po aplikojnë t’i marrin paratë, siç tha ajo po shfrytëzojnë nga rasti.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →