🇽🇰 Kosova
Haradinaj: Më mirë të shkojmë zgjedhje, nuk është mirë me vonu pa kufi Kosovën
nga Venera Grabanica7 maj 2025
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se do të ishte më mirë të shkohet në zgjedhje, nëse vazhdon situata kështu.
“Më mirë të shkojmë në zgjedhje. Nuk është mirë me vonu pa kufi Kosovën”, ka thënë Haradinaj pas dështimit të 12-të për konstituim të Kuvendit të Kosovës.
Ai ka përsëritur qëndrimin se AAK-ja është pro një qeverie të opozitës.









