Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj: Mirënjohës përjetë të gjithë pjesëtarëve të PK-së që ranë në krye të detyrës

nga B.K4 shtator 2020

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në 21 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, ka thënë se ky është institucioni më i besueshëm dhe më profesional në vendin tonë.

“U bën njëzetenjë vite prej kur Kosova u bë me Polici të saj. Mijëra vajza e djem të uniformuar përgjatë më shumë se dy dekada ofrojnë siguri për qytetarët. Policia e Kosovës është institucioni më i besueshëm dhe më profesional në vendin tonë, institucion ky që konsiderohet model për edhe për vendet e rajonit.

Mirënjohës përjetë gjithë pjesëtarëve të PK-së që ranë në krye të detyrës. Ata janë heronjët tanë të paqes. Kujtimi dhe nderimi për ta do të jetë gjithmonë pjesë e rrugëtimit tonë si shtet e si popull”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

U bën njëzetenjë vite prej kur Kosova u bë me Polici të saj. Mijëra vajza e djem të uniformuar përgjatë më shumë se dy…

Posted by Ramush Haradinaj on Friday, 4 September 2020

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →