Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj në Selinë e OVL të UÇK-së

nga Kaltrina Berila31 mars 2022


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sot në Selinë e OVL të UÇK-së, krerët e Shoqatave të dala nga Lufta.
Haradinaj ka shpërndarë foton e takimit në profilin e tij në Facebook, duke shkruar se: “Kategoritë e lirisë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Dëshmorët e të gjitha kohërave, Invalidët, Veteranët, Familjet e Martirëve, të Pagjeturit, të Burgosurit politikë e të persekutuarit, Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, janë edhe dhembja edhe krenaria jonë”.
“Ata janë testamenti ynë, themeli ynë për të ardhmen” – ka vazhduar Haradinaj.
Haradinaj, ka përmbyllur shkrimin e tij duke thënë se: “E vërteta e kategorive të lirisë është e të gjithë neve. Ata që nuk janë të vërtetë nuk janë të asnjërit prej nesh. Por, të shfrytëzohen të pavërtetit për të turpëruar të vërtetit, është e papranueshme, është mallkim për brezat”./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →