Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajme
📰 Lajme

Haradinaj: Nëse nuk ndërrohet qeveria Kurti, do të kemi “probleme” me administratën Trump

nga Gentrita Xhemajli20 janar 2025
Haradinaj: Nëse nuk ndërrohet qeveria Kurti, do të kemi “probleme” me administratën Trump

Kandidati i AAK-së për kryeministër Ramush Haradinaj po merrë pjesë në inaugurimin e presidentit Donald Trump.

Haradinaj në një intervistë për RTV21, ka thënë se këtë javë pritet të vendoset agjenda e Kosovës në administratën e re të Trumpit.

“Besoj që është shumë e rëndësishme që jam këtu dhe po arrij të diskutoj me të zgjedhurit e administrates së re me kongresman, me njerëz që veç i kanë marrur përgjegjësitë. Besoj që në këtë javë do ta vendosim agjendën e Kosovës tek administrata e re e presidentit Trump dhe kjo administratë do ta ketë versionin tonë të zhvillimeve në rajon, që është i qartë për partneritet strategjik me Amerikën dhe marrëdhënien bilatorale strategjike të afërta dhe anëtarësim direkt në NATO”, tha Haradinaj.

Ndërkaq tutje ai thotë se nëse kjo qeveri nuk do të ndërrohet do të ketë vështirësi me administratën Trump.

“Ne duhet i kryejmë punët  e shtëpisë, puna e parë është me mbrojtë qeverinë po nuk e ndërruam këtë qeveri do ta kemi vështirë me këtë administratë”, potencon Haradinaj. /21Media

ETIKETA:#Lajme#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →