Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj njofton aderimin e Veli Kryeziut në AAK

nga Gentrita Xhemajli15 janar 2025
Haradinaj njofton aderimin e Veli Kryeziut në AAK

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar aderimin e Veli Kryeziut në AAK.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Kosova duhet të ndërtojë të ardhmen mbi themelet e forta të dijes, vlerave dhe përkushtimit ndaj interesit kombëtar.

“Kënaqësi të veçantë mirëpresim në familjen e Kosovës Fituese Prof. Veli Kryeziun, intelektual i shquar për kontributin e tij në fushën shkencore të historisë”.“Bashkimi i forcave me personalitete të shquara akademike si Prof. Kryeziu, dëshmon qartë se vizioni ynë për Kosovën Fituese po konsolidohet me ekspertizën më të lartë profesionale dhe vlerat më fisnike të atdhedashurisë”, thuhet në shkrimin e Haradinajt në Facebook. /21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →