Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj: Nuk ia jap legjitimitetin Skënder Hysenit e as Avdullah Hotit

nga Egzona Mehmeti11 gusht 2020

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sonte u shpreh se problemi i tij është me nivelin se ku gjendet tema e Kosovës në dialog me Serbinë. Haradinaj në një intervistë në RTV21 deklaroi se faturën e dialogut do ta marrë kryeministri.

“Qysh lejon një parti serioze si LDK me i ardhë dialogu në nivel të Skënder Hysenit e të Lajçakut”, u shpreh Haradinaj.

Kryetari i AAK-së më tutje theksoi se nuk ia jep legjitimitetin Skënder Hysenit dhe as Avdullah Hotit për një proces të një dialogu të nivelit të koordinatorëve./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →