Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj për Ditën e Alfabetit: Përcaktoi orientimin perëndimor të shqiptarëve

nga Gentrita Xhemajli22 nëntor 2025
Haradinaj për Ditën e Alfabetit: Përcaktoi orientimin perëndimor të shqiptarëve

Sot shënohet Dita e Alfabetit Shqiptar, një ditë që rikujton Kongresin e Manastirit, moment kyç në unifikimin e gjuhës shqipe dhe forcimin e identitetit kombëtar.

Lidhur me këtë ditë, ka shkruar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke cilësuar Kongresin e Manastirit si një pikë kthese historike për shqiptarët.

“Kongresi i Manastirit ishte shtylla e një fillimi të rëndësishëm në identitetin shqiptar. Gjuha shqipe u bë ura e unifikimit të kombit, ndërsa alfabeti ynë përcaktoi orientimin perëndimor të shqiptarëve. Kthesa historike që vendosën intelektualët dhe patriotët e asaj kohe mbetet sot themeli i vizionit tonë për një Komb të bashkuar, të palëkundur drejt vlerave euroatlantike”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →