Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj për vdekjen e Jacskon: Kontributi i tij do të mbetet gjithmonë në zemrat e popullit tonë

nga B G16 tetor 2024
Haradinaj për vdekjen e Jacskon: Kontributi i tij do të mbetet gjithmonë në zemrat e popullit tonë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, tha se  komandanti i parë të KFOR-it në Kosovë, Gjeneralit Mike Jackson i cili u nda nga jeta të martën, Haradinaj ishte personalitet që dha një kontribut të jashtëzakonshëm që në ditët e para të lirisë.

“Lajmi për shkuarjen në amshim të Gjeneralit Mike Jackson, Komandantit të parë të KFOR-it, më mërziti shumë pasi që ai ishte personalitet që dha një kontribut të jashtëzakonshëm që në ditët e para të lirisë. Gjeneral Jackson, ishte lider pragmatik, ushtarak me plot kuptimin e fjalës dhe mik i madh i Kosovës. Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në disa procese vendimtare për vendin”, shkroi Haradinaj

Ai shtoi se  kontributi i Jackson do të mbetet gjithmonë në zemrat e popullit tonë.

“Për mua ka qenë një nder i veçantë që të bashkëpunoj me të gjatë procesit të shtet-ndërtimit të Kosovës, dhe nga ky bashkëpunim lindi një miqësi e sinqertë. Kontributi i tij për Kosovën është i pazëvendësueshëm dhe do të mbetet gjithmonë në zemrat e popullit tonë, me mirënjohje të përhershme. U prehtë në paqe “, tha  Haradinaj./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →