Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj për vizat: Shpresoj ta marrim lajmin e mirë para Krishtlindjeve

nga Kaltrina Berila2 dhjetor 2019

Shpresa e Haradianjt “nuk është e konfirmuar”

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka deklaruar se po punojnë rreth çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën me shpresë se lajmin e mirë do ta marrin para Krishtlindjeve.

Ai ka folur edhe për delegacionin e Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, i cili vizitoi Kosovën. “Po punojmë, javën e shkuar kemi pas delegacionin e Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, shpresoj që do të marrim lajmin e mirë para Krishtlindjeve, shpresoj, nuk është e konfirmuar, kemi punuar, kemi rënë dakord që mos të japim premtime mediale por po ecim në këtë drejtim”, tha ai.

Përndryshe, Kosova i ka zbatuar të gjitha kushtet për liberalizim, por qytetarët po vazhdojnë të mos kenë të drejtë të lëvizin lirshëm në Zonën Shengen.

Kosova mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e së cilës ende kanë nevojë për vizë për të udhëtuar në vendet e BE-së./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →