Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj përkujton dëshmorët e luftës në gushtin e 1998-ës

nga Kaltrina Berila10 gusht 2025
Haradinaj përkujton dëshmorët e luftës në gushtin e 1998-ës

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKK ), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar luftëtarët që ranë në altarin e lirisë gjatë gushtit të vitit 1998.

Në një postim në Facebook, Haradinaj vlerësoi sakrificën e dëshmorëve si Bekim Berisha – Abeja, Bedri Shala, Sokol Sejfijaj, Elton Zherka, Përmet Vula, Jusuf Kelmendi, si dhe të bijve të kombit që ranë më 9 dhe 10 gusht: Agim Bajrami, Xheladin Kurtaj, Besnik Begunca, Din Alijaj, Asllan Rexhepaj dhe Muhamet Zenunaj.

“Luftëtarë të pashoq, trima e atdhetarë, që para jetës së tyre vendosën lirinë e Atdheut të pushtuar. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tyre! Faleminderit për shërbimin ndaj Atdheut!”, shkroi tutje kreu i AAK-së.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →