Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj pranon telegram urimi nga Theresa May

nga RTV2110 janar 2019

May i uron Haradinajt festat e fundvitit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj këtë mëngjes ka pranuar një telegram urimi për festat e fundvitit nga kryeministrja britanike, Theresa May. Këtë e ka bërë të ditur vetë kryeministri përmes një postimi në Facebook, ku ka theksuar se tani më shumë se kurrë ekziston vullneti i ndërsjellë për fuqizimin e miqësisë dhe intensifikimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Britanisë.

“Mëngjesin e sotëm, pata kënaqësinë të pranoj urim për festat e fundvitit nga Kryeministrja Britanike, Theresa May. Tani kur po hyjmë në dekadën e dytë të marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale me Britaninë e Madhe, më shumë se kurrë ekziston vullneti i ndërsjellë për fuqizimin e miqësisë dhe intensifikimin e partneritetit ndërmjet popujve dhe shteteve tona. Poashtu, falënderoj homologun tim hungarez Viktor Orban, anëtaren e Komisionit Europian Violeta Bulc dhe ambasadorin japonez në Austri Kiyoshi Koinuma, për urimet e përzemërta.”, ka shkruar Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dje ka pranuar një telegram urimi për festat e fundvitit edhe nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Ai ka përmendur miqësinë e Kosovës me Amerikën duke shtuar se Kosova ecën hapave të vlerave që posedon populli amerikan./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →