Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj: Qëllimi i Kurtit me mbajt peng Kosovën nuk ka ndryshu

nga B G20 gusht 2025
Haradinaj: Qëllimi i Kurtit me mbajt peng Kosovën nuk ka ndryshu

Lideri i AAK-së Ramush Haradiniaj para seancës së Kuvendit tha se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuse ka sqaruar disa pika, duke përfshirë atë se votimi duhet të jetë i hapur.

“Do të kthehemi në parlament pas vendimit të Gjykatës, tashmë dihet është sqaru se duhet të jetë votim i hapur dhe njëkohësisht është sqaru se një kandidat që nuk merr votën s’mund të kandidojë mbi tri herë , po ashtu është edhe afati 30 ditotr edhe njëherë.”, deklaroi Haradinaj, përcjell rtv21.tv

Ai tha se nuk kanë votë për Albulena Haxhiun por, kanë votë për ndonjë kandidat tjetër nga LVV-ja i cili sipas Haradinajt është unifikues.

“ Nëse sot do të ishte Konjufca ose Saranda , ose Shqipe Hetemi do të votojshim”, tha Haradinaj.

Kur u pyet se nëse nuk do të arrihet të konstituhohet Kuvendi as pas 30 ditësh ai tha se do të vërtetohet qëllimi i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Për fat të keq unë besoj që qëllimi i tij  nuk ka ndryshu, është me bvazhdu me mbajt peng Kosovën, me udhëheq me Kosovën pra në mënyrë jo të ligjshme , me mbajt peng Kosovën.”, u shpreh Haradinaj./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →