Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj: Qeveria Kurti ia humbi shpresën qytetarit, solli varfëri e zhgënjim

nga Venera Grabanica2 qershor 2024
Haradinaj: Qeveria Kurti ia humbi shpresën qytetarit, solli varfëri e zhgënjim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka akuzuar sot serish Qeverinë Kurti për “dëmtim të shtetit dhe tradhti ndaj besimit të qytetarëve, duke sjell të kundërtën e asaj që ka premtuar”.

Ai në 24-vjetorin e AAK-së në Klinë tha se ka ofruar një alternativë qeverisëse për ndryshime të mëdha për rikthimin e shpresës dhe integrimin euroatlantik të vendit.

“Sot kemi një qeveri që po e dëmton shtetin, qeveri e cila e ka tradhtuar besimin e secilit qytetar, pasi e solli të kundërtën e asaj që ka premtuar, duke e futur vendin në varfëri e qytetarët në zhgënjim të thellë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj ka thënë se janë të vendosur që Kosovën ta rreshtojnë si anëtare të NATO-s, udhëhequr nga aleati i përjetshëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →