Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj: Qeveria do të mundësojë lëvizje të lirë

nga E.Bullaku9 qershor 2017

PDK-AAK-Nisma përmbyllin fushatën

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj tha se duhet nderuar miqtë ndërkombëtar duke punuar për shtetin, duke ngritur pagat, duke rritur pensionet, duke përkrahur ndërmarrësit, gratë dhe të rinjtë.

Haradinaj në përmbylljen e fushatës së koalicionit, ka uruar qytetarët për qeverinë e integritetit territorial, kufijve të paprekur, që e bënë Kosovën me ushtri dhe integrim në NATO.

Ai ka thënë se do të jetë një qeveri që respekton opozitën e mediat e lira, por njëkohësisht do të jetë Qeveria që mundëson qytetarëve të lëvizin lirshëm./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →