Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj: Realiteti shumëfetar të na shërbejë si motiv shtesë

nga Egzona Mehmeti6 janar 2019

Në prag të Krishtlindjes ortodokse, uron Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët me rastin e Krishtlindjeve ortodokse. Sipas Haradinajt, kjo festë është nxitje për promovimin e vlerave njerëzore, si mishërim i hyjnores.

“Të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtarë, të cilët shërbejnë në misione të ndryshme në vend, që festojnë sipas kalendarit julian, urime për shumë mot Krishtlindja ortodokse! Realiteti shumëfetar i shoqërisë sonë duhet të na shërbejë si motiv shtesë që ta ndërtojmē një shtet, që garanton më shumë shpresë, mirëqënie ekonomike dhe siguri për qytetarët”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Sot besimtarët krishterë ortodoksë festojnë Buzmin, një ditë para festës së Lindjes së Krishtit./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →