Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj: Shtrenjtim enorm i rrymës e dikush po ka para me pagu sondazhe

nga Venera Grabanica25 dhjetor 2023
Haradinaj: Shtrenjtim enorm i rrymës e dikush po ka para me pagu sondazhe
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se nuk mund të ketë dedikim më të mjerë në një ditë feste se sa lufta me sondazhe të cilat ai i cilëson të ”blera”.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se ”kosto e jetesës e papërballueshme për më shumë se gjysmën e popullsisë, e dikush po ka para me pagu sondazhe e rezultatin e tyre”.

“Shtrenjtim enorm i rrymës e i gjithë artikujve elementarë ushqimor. Kosto e jetesës e papërballueshme për më shumë se gjysmën e popullsisë, e dikush po ka para me pagu sondazhe e rezultatin e tyre! Një hulumtim i thjeshtë i opinionit publik sot kushton prej 25-50 mijë euro! Prej nga këto para?! Më e pakta do të duhej që të interesohej Prokuroria, sa paguajnë dhe prej nga i kanë paratë!”, shkruan tutje Haradinaj./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →