Haradinaj: Situata në Kosovë po përkeqësohet nga çasti në çast
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se situata në Kosovë po përkeqësohet nga çasti në çast e kryeministri Albin Kurt nuk e ka idenë se çka po ndodhë me vendin e tij. Ai i bëri thirrje Kurtit t’i dëgjojë amerikanët.
“Sot i kam kërkuar që urgjentisht të ndërrojë kahje e ta shfuqizojë vendimin e tij për targat e të mos e rrezikojë stabilitetin në vend e në rajon. Kosova ka nevojë për marrëveshje për njohje me Serbinë, e jo për populizma që me to t’i shërojë egot e sëmura Kryeministri”, ka shkruar Haradinaj.
I pari i AAK-së, tha se nëse kryeministri nuk ndërron kurs të veprimit dhe nuk harmonizohet me kërkesat amerikane menjëherë, ai “sigurt se po rrëshqet në tradhëti”.
“Unë s’kam çka i them tjetër përpos që nuk do të lejohet as ai e askush tjetër që ta rrezikojë të ardhmen e vendit. Prandaj ndalu!”, ka thënë ai./21Media








