Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj: Situata në veri është më serioze sesa po provon ta devijojë Kurti

nga Kaltrina Berila30 nëntor 2024
Haradinaj: Situata në veri është më serioze sesa po provon ta devijojë Kurti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se situata në veri është më serioze sesa një luftë hibride apo propagandë kundër opozitës e mediave.

Haradinaj iu përgjigj kryeministrit Albin Kurti, i cili në konferencën e mbrëmshme për media akuzoi disa portale e analistë për dezinformim.

Në një shkrim në Facebook, kryetari i AAK-së u shpreh se situata është më serioze sesa po provon ta devijojë Kurti.

“Situata e krijuar është shumë më serioze se një luftë hibride, apo propagande kundër opozitës, medias e analistëve, siç po provon ta devijojë Kryeministri. Sulmet me përmasa agresioni kundër vendit tënd, nuk janë kalkulator për vota. Në mbrojtje të Kosovës, me çdo çmim!”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka porositur Qeverinë e Kosovës se aleanca me SHBA-në është përgjigja më e mirë ndaj Serbisë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →